“Na sillni në shtëpi, Siria nuk është shtëpia jonë”, LISTA me 61 fëmijët shqiptarë të mbetur në kampet e ISIS

Qeveria shqiptare arriti të sjellë dje 4 fëmijë dhe një grua nga kampi famëkeq i Al Hawl në Siri. Një operacion që zgjati 5 javë dhe u mbyllur me rikthimin në shtëpi të Floresha Rashës, tre fëmijëve të saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha, dhe 11 vjeçarit Endri Dumani.
Nga 61 fëmijët shqiptarë që janë në kamp, ndoshta dhe më shumë pasi informacionet nga brenda kampit janë shumë të pakta, janë kthyer vetëm 5, tre fëmijët e Floresha Rashës, Endri Dumani dhe Alvin Berisha. Ndërkohë, 56 fëmijë të tjerë presinprej vitesh që autoritetet shqiptare të shkojnë t’i marrin dhe t’i nxjerrin nga “kampi i ferrit”. Të njëjtën kërkesë kanë dhe familjarët e tyre, që shpesh herë kanë dalë në protesta dhe kërkojnë riatdhesimin e fëmijëve.
Shefi i Anti-Terrorit Gledis Nano, që nxori nga kampi Floresha Rashën, tre fëmijët e saj, Endri Dumanin dhe më herët Alvin Berishën, ka thënë se operacionet e riatdhesimit do të vazhdojnë për të kthyer në Shqipëri familje të tjera të radikalizuara. Ai është shprehur gjithashtu, se propaganda brenda në kamp është shuëm e fortë dhe fëmijët apo gratë kanë frikë të largohen sepse mendojnë se do t’i vrasin.
I tillë ishte dhe rasti i Eva Dumanit, e cila kur autoritetet shqiptare shkuan për të marrë vëlklain e saj, Endri Dumanin, e bëri atë gati dhe pasi e dorëzoi, vetë u fsheh.
Më poshtë është lista me emrat e fëmijëve që kanë mbetur në kampet siriane, tashmë kësaj liste i mungon Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha, Endri Dumani dhe Alvin Berisha, pasi ata janë riatdhesuar.