Ndahen Ministritë në Malin e Zi, SHQIPTARËT marrin postet e rëndësishme

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviç do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret në Qeverinë e re të Malin të Zi.
Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë politikani shqiptar në një intervistë për median malazeze “Vijesti”.
Abazoviç tha se koncepti midis tij dhe kryeministrit të caktuar të qeverisë së re, Zdravko Krivokapic është që të drejtojë dikastere që kanë të bëjnë veçanërisht me punët e brendshme, sidomos ato të sigurisë.
“Koalicioni “E Zezë në të Bardhë” ka disa preferenca, ka njerëz që në fakt mund të mbulojnë të gjitha departamentet. Por ne jemi korrekt këtu dhe e gjithë historia që kemi të bëjmë me politikën e shantazhit është e pavend. Ne kemi një detyrim ndaj qytetarëve për të mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk do të lëvizim asnjë pëllëmbë nga kjo. Ne nuk po kërkojmë për veten tonë, por për njerëzit që janë 100% besnikë ndaj këtij vendi për të mbajtur pozicione të caktuara, veçanërisht ato që lidhen me sektorin e sigurisë. Për një politikë të tillë, ne kemi çuditërisht mbështetje dhe mirëkuptim të madh nga bashkësia ndërkombëtare. Duke mos dashur të nënvlerësojmë ose shprehim një mendim negativ ndaj politikës së partnerëve të tjerë të koalicionit, unë mendoj se ne jemi e vetmja parti që ishim të hapur për rrugën Euro-Atlantike të Malit të Zi.” tha Abazoviç.