“Ndihem më mirë se sa 20 vite më parë”- Trump nga spitali: Mos kini frikë nga COVID!

Presidenti i SHBA Donald Trump, duket se është në gjendje m,ë të mirë shëndetësore dhe se do të lerë spitalin ku kaloi fundjavën, pasi rezultoi pozitiv me COVID.
Me një shënim në Twitter, ai tha se ndjehet shuam mirë, madje më mirë se sa 20 vite më parë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë nga COVID.
“Mos ki frikë nga Covid. Mos e lejo të dominojë jetën tënde. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Unë ndihem më mirë sesa unë 20 vjet më parë !!”