Nënshkruhet marrëveshja për Skavicën, Rama: Krenar që kemi SHBA dhe s’jemi vetëm. N/sekretari amerikan: Ju jeni lider i vërtetë

Kryeministri Rama ka lajmëruar pak më parë nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ekonomik me nënsekretarin amerikan të SHBA Keith Krach, dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Skacicës nga amerikanët. Rama tha se Shqipëria është krenare që ka në krah një aleat si SHBA.
“Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitullit të ri për investime të drejtpërdrejta amerikane dhe jo vetëm në Shqipëri. Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ket pengesa dhe të kthehet në punësim e përfitim reciprok”, tha Rama, ndërsa tregoi sërish mbështetjen për rrjetin 5G “Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurtë në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizimit dhe transferimit të të dhënave.”
Kryeministri Rama iu kthye sërish letrës që presidenti Trump i dërgoi dy ditë më parë atij.
“Dua ti ktehem letrës së Trump: Shëipëria e shikon rolin e saj në rajon dhe si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G, të cilat jaën rrugë të pastra për fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë. Ne nuk duam që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë. Ne jemi krenar që nuk jemi vetëm dhe jemi në krahun e miqve tanë më të besueshëm dhe nuk kanë për ne ndonjë nevojë që t’i detyrojë të jenë miqtë tanë. Por shohin tek ne atë që ata shohin atë që ne shohim te ata. Miq të mirë në ditë të vështirë siç thotë populli shqiptar”, Tha Rama.
Më tej, kryeministri i uroi shërim të shpejtë nga Covid-19 presidentit Trump. “Dëshiroj që publikisht t’i uroj Presidenti Trump urim sa më të shpejt. Dhe ta falenderoj për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA kanë shoqëruar Shqipërinë në këto vite.”
Ndërkohë, nënsekretari amerikan falenderoi Rama dhe e quajti atë një “lider të vërtetë”. “Zoti kryeministër ju jeni me të vërtët një lider. Nuk ka një vend më të mirë ku doja të isha këtë kohë. Zoti e bekoftë vendin e mrekulklueshëm të Shqipërisë, Zoti e bekoftë Amerikën”, tha ai.