Nesër mbledhja e dy qeverive Kosovë- Shqipëri, zbardhet axhenda

Ditën e nesërme do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve mbledhja e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa është zbardhur edhe axhenda.

Delegacioni i Kosovës pritet të mbërrijë tek Pallati i Kongreseve rreth orës 11:00, ndërsa 15 minuta më pas do të mbërri kryeministri Avdullah Hoti.

Çelja e sesionit parlamentar të mbledhjes është përcaktuar në orën 11:30, ku i pari do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama.

Pas tij, fjalën pritet ta marrë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ndërsa në orën 1245 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Në orën 13:00, Rama dhe Hoti do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e plotë:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit tëKongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT