“Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd”/ Apeli i fortë i Ramës

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursente askënd, ndaj bëri thirrje që të përdoret maska dhe të respektohen masat e vendosura.

“Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Kështu që më mirë sot të hedhim një hap tjetër, të jemi të gjithë bashkë dhe solidarë, se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin në drejtim të paditur të ardhurat e familjes.

Mos harroni që kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit“, vijoi Rama, duke lënë të kuptohet se arka e shtetit është e ngarkuar me këto shpenzime dhe do të ishte i pamundur përballimi i një mbylljeje tjetër.

Rama tha se u përballua me sukses goditja e parë e pandemisë, ndërsa tani mbetet për tu menaxhuar situata, por siç është shprehur edhe më herët, nuk pritet një mbyllje e dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT