‘Nuk do të jenë zgjedhje, do të jetë REFERENDUM’, Meta: Mbaje mend mirë, shqiptarët do vijnë me not nga Italia dhe në këmbë nga Greqia për të votuar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja që ka patur ndonjëherë Shqipëria, duke u shprehur se do të jetë një referendum.

Ai është shprehur se shqiptarët do të vijnë me not nga Italia dhe në këmbë nga Greqia për të marrë pjesë në këto votime, ndërsa u shpreh se e ka këshilluar opozitën që të futet në zgjedhje pavarësisht provokimeve.

“I kam thënë opozitës që do të bëni çdo gjë të merrni pjesë në zgjedhje, edhe pse ai do përpiqet t’ju provokojë. Shembja e teatrit ishte një nga këto provokime që opozita të ikte nga Këshilli Politik. Dihet që kjo qeveri ka vjedhur zgjedhjet, përderisa po hetohen dosjet e Shijakut e të tjerat. I kam thënë opozitës që të përgatiten dhe të mbledhin votat.

Në 25 prill do jetë pjesëmarrja më e madhe në votime. Me not do vijnë nga Italia, do vijnë në këmbë nga Greqia. Nuk do të jenë zgjedhje, do të jetë referendum, mbaje mend këtë që po të them”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT