“Nuk e rrezikoj Shqipërinë për ty!”/ Meta tregon pse doli kundër Fatos Nanos

Nga Malësia e Madhe, Presidenti Ilir Meta ka komentuar disa nga çështjet e ‘nxehta’ politike, ku nuk kanë munguar edhe akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ai sqaroi edhe ndarjen me Fatos Nanon dhe arsyen pse vendosi të krijonte parti të vetën.
“Unë kam qenë kryeministër para 20 vitesh, jam krenar që gjysma e rrugëve që ka Shqipëria janë bërë në atë kohë. Nuk kam këtë shqetësim, por po ju them se nga PS kam ikur kur Nano donte të bëhej patjetër President.
Ne kishim 84 vota, por u bë një faull dhe arritëm 87, PPE doli me një rezolutë në atë kohë, se Presidenti nuk mund të zgjidhej me aq vota, se kjo gjë minonte integrimin. Unë besoj se ne do i çelim negociatat dhe kushdo del përpara do e shkelim.
Unë i thashë Nanos nuk e rrezikoj Shqipërinë për ty. I thashë se duhet të ecim drejt integrimit të Shqipërisë. Nuk jam i penduar për këtë. Para demokracisë nuk bëj kompromise, s’kam frikë nga zgjedhjet, Shqipëria në integrim nuk është vonuar asnjë sekondë nga Ilir Meta”, deklaroi Meta.