Nuk i besojnë virusit/ “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin”, Rama publikon videon dhe ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video me pjesë nga kronika televizive, emisione dhe deklarata të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe presidentit Ilir Meta.

Kryeministri shkrun se kjo është edhe “oferta fituese për demokratët ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ dhe bota është e jotja.”

Në video konstatohen qëndrimet kontradiktore të familjes presidenciale. Nga një anë Kryemadhi që thotë se COVID nuk ekziston dhe nga ana tjetër, presidenti që flet i shqetësuar për situatën.

Shihni videon:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT