“Nuk ka faj trajneri e lojtarët, Shqipëria reflekton derexhenë e federatës dhe futbollit politik të saj”

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me barazimin e sotëm që Shqipëria mori në Kazakistan për Ligën e Kombeve.

Braçe ka sulmuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kreun e saj, duke e cilësuar si të korruptuar.

Ai ka postuar edhe foton e Enkelejd Alibeaj, ish-deputeti demokrat që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së, duke u shprehur se persona si këta edhe beu i tyre e kanë përdorur topin për politikë, ndërsa Kombëtarja vuan.

Zëvendëskryeministri thotë se faji nuk ishte i trajnerit apo i lojtarëve, pasi sot Shqipëria reflekton derexhenë e federatës dhe futbollit politik të saj.

Reagimi I Braçes:

Nuk ka faj trajneri! Nuk kane faj as lojtaret! Me Lituanine e Kazakistanin sot, Shqiperia reflekton derexhene e federates dhe futbollit politik te saj!

Ky qe shihni ne foto eshte nje nga anetaret e udheheqjes se futbollit dje; Partiak, politik dhe pa pike lidhje me futbollin-keta drejtojne!

Beu i tij dhe keta si ky, e kane marre topin per te bere politike, jo gola, as fitore! Ndaj Shqiperia ska me zjarr, as pasion, as deshire duke reflektuar futbollin politik qe keta mbajne me thonj!

Por edhe nje gje tjeter;

A e mbani mend ndeshjen me Lituanine?

A e mbani mend si humbem?

Edhe ajo reflektoi futbollin e korruptuar qe FSHF udheheq, por beri edhe me shume-demotivoi deri tek kjo e sotmja me Kazakistanin!

Fati te braktis kur ti tallesh me te gjithe, popullin mbi te gjitha

brace.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT