“Numri i të vdekurve është më i lartë”/ Basha akuzon qeverinë për fshehjen e shifrave të COVID

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se fsheh shifrat e të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryedemokrati u shpreh se ka më shumë të vdekur sesa raportohet dhe sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit. Basha ka denoncuar ditën e sotme se një numër i lartë mjekësh janë infektuar në spitalin e Matit dhe se disa pavionë janë të mbyllur.

“Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavion. Ky kolaps i sistemit eshte emergjenca me akute qe kane sot shqiptaret. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminal

I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore.“, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës bëri thirrje për rritjen e numri të testimeve.

“Rritja e disafishtë e numrit të testimeve është zgjidhja. Nr i ulët i testimeve është shkak kryesor pse shqiptarët po e humbin luftën me COVID-in”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT