“O zot më jep pak frymë”/ Avokati i njohur tregon tmerrin pas infektimit me Covid-19: Sikur mu fut dikush në shpirt!

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i infektuar me Covid-19 prej gati dhjetë ditësh tregoi në ” Wake Up” përvojën e tij me sëmundjen. Ai u shpreh se  ka qenë eksperienca më e rëndë e jetës së tij.

“Kemi qenë të rrezikuar vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë si pasojë e profesionit që kemi. Sallat e gjyqit janë vërtet një tmerr, pavarësisht se merr masa personale, takon shumë njerëz. Mendoj se e kam marrë virusin në një gjyq që kemi pasur  para ca javësh tek  Krimet e Rënda.

Në sallë ishin 38 avokatë , plus edhe të pandehurit, imagjinoni”, u shpreh avokati.  Ai tregoi ndërkaq momentin që i kishin filluar simptomat e para.

“Kam qenë në sallën e gjyqit, në moment ndjeva djersë të ftohta. Një këputje sikur mu fut dikush në shpirt dhe po më hiqte frymën. Po dridhesha, një dhimbje që nuk më linte të merrja frymë. Në atë moment po ndjeja sikur po ikja, duke thënë o zot më jep pak frymë. Unë mendova se isha ftohur nga kondicioneri i makinës. Është injorancë dhe urryeshme, kur dëgjoj personalitete që dëgjoj që nuk duhet mbajtur maska”, rrëfeu ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT