PAMJE TË RËNDA/ Adoleshentët rrahin bashkëmoshatarin me shqelma, grushte dhe çekiç kokës (Video)

Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante në Shqipëri. E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin brenda apo edhe jashtë ambienteve të shkollës.

Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania nga një fshat i Fierit.

Një grup djemsh, adoleshentë, dhunojnë pa mëshirë një bashkëmoshatarin e tyre. Të rinjtë nuk përmbahen teksa e godasin adoleshentin me mjete të forta, shqelma dhe grushta.

Në një moment në video shihet se një nga djemtë tenton ta godasë me thikë viktimën e dhunës. Mes tyre nuk mungojnë as sharjet që për adoleshentët shqiptarë, tashmë, janë bërë pjesë e fjalorit të përditshëm.

Ngjarja është e rëndë dhe menjëherë duhet të reagojnë institucionet përkatëse. Policia duhet të merret seriozisht me rastin në fjalë dhe të mos e anashkalojë siç kanë bërë me shumë ngjarje të tjera.

Veprimi i adoleshentëve duhet të dënohet maksimalisht, pasi fenomene të tilla po shkatërrojnë rininë në vendin tonë.

I riu i dhunuar në fund të videos shfaqet në gjendje të rënduar por nuk ka informacion mbi shëndetin e tij.


Back to top button
LAJMET E FUNDIT