Për gjendjen në Ballsh dhe Ballshat e tjerë, e ka fajin qeveria!

E thotë dhjetë herë në ditë,
për ta hequr nga bytha e tija,
se hallin e grevistëve në Ballsh,
s’e ka shkaktuar qeveria!
Këto po i thotë Edvini,
i dëgjova unë dhe ti,
del se fajin dhe në Ballsh,
e ka zonja qeveri!
Për t’i bërë qejfin Edvinit,
themi:”Jo kjo qeveri!.”,
po qeverisja-mor djalë,
është një vazhdimësi!
Si të tjerëve i kam shkruar,
i kam thënë edhe Edvinit,
është dhe kriza sot në Ballsh,
për faj të privatizimit!
Privatizimin e bënë,
si në ardhje dhe në ikje,
që të tërë e që të tërë,
e bënë si një plaçkitje!
Ballshi vlente miliarda,
po nga Berishë turi derri,
për ta rrjepur edhe zhvatur,
e mori një copë kamarieri!
I përzgjedhuri i Lirisë,
e sakatoi që pa nisur,
edhe sot ky qen bir qeni,
rezulton i arratisur!
Kur la pendët Rezeziu,
nga ky sektor strategjik,
duhet që ta merrte shteti,
në administrim-or mik!..”
Nuk e di kush është tani,
në atë uzinë pronar,
por di që për çdo puntor,
përgjigjet shteti shqiptar!
Nuk mund ta jap unë rrugëzgjidhjen,
s’marr vesh nga ekonomia,
po gjithë rrogat e punëtorëve,
t’i paguajë qeveria!
Pastaj të ulet me pronarin,
ta kontrollojë me imtësi,
kur të gjejë shkelje dhe vjedhje,
ta rehatojë në qeli!
A.DUKA