“Për shefat që duan prova…”/ Artan Hoxha nxjerr pamjet: Çfarë ndodhi para se policia të gjente kufomat e dy kushërinjve

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Malësia e Madhe, në zonën ku mbetën të vrarë dy kushërinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement Pepa.
Hoxha thekson se më 8 tetor, pak para se policia të gjente trupat e dy të rinjve, në këtë fshat kishte disa vatra zjarri, në kohën kur moti ishte me shi.
Sipas tij, vonesa e policisë prej 5 ditësh u ka dhënë mundësinë banorëve që të djegin parcelat me kanabis, para se të shkonin autoritetet.
Ndërkohë, ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha në Kuvend: “Vit i suksesshëm kundër trafikimi të kanabisit në vendin tonë. S’mund të flitet më për fenomen por vetëm për tentativa për kultivim.
Tentativat për kultivim janë përqendruar në zona të thella. Kultivimi i kanabisit ka marrë goditje të madhe. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lejuar monitorim. Nuk është i vetmi vend ku prodhohet kanabis por jemi i vetmi vend që nuk fshehim asgjë”.
Postimi i Artan Hoxhës
Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti.
E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?!
Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi. Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis.
“Çuditerisht” policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis.
Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve.
Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis.
Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?!
Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?!
A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?!
Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti.
Urojme se paku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020.
Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve.