Përfundon projekti i TAP, gazi shkon deri në Itali/ SHBA: Tani Shqipëria, pjesë integrale e rajonit

Pas pothuajse katër vite e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet. TAP është mbushur dhe ka transportuar gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin e Italisë Jugore. Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror në Pulia pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportuar gaz në nëntor të vitit 2020.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në twitter për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Kim e quan TAP një investim strategjik, ku do bëhet i mundur furnizimi i Evropës me gaz, ndërsa pjesë e këtij projekti është edhe Shqipëria.

“Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi”

Përfundon projekti i TAP, gazi shkon deri në Itali/ Yuri Kim: Tani Përfundon projekti i TAP, gazi shkon deri në Itali/ Yuri Kim: Tani

Back to top button
LAJMET E FUNDIT