Përplasja/ Meta-Ramës: Buburrec trendi, mos fol se as pampersat nuk të bëjnë derman

Nuk ndalen përplasjet mes deklaratave ndërmjet presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Mes dy drejtuesve kryesorë të shtetit sot pati akuza dhe batuta mes tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për qëndrimin që mbajnë.
Presidenca reagoi menjëherë ndaj deklaratës së Ramës se Meta nuk ishte komandant i FA-ve, por i LSI-së.
“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! Thellohu e reflekto urgjent!, reagoi Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta.
Më herë kryeministri iu përgjigj Metës pas deklaratës së tij se kishte përgjegjësi si komandant i Forcave të Armatosura me këtë batutë: Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!/Gazeta Shqip