Pipero del kundër vetes: Maska duhet mbajtur edhe në ambientet e hapura, por nuk kam ndryshuar qëndrim për…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është vënë në vështirësi nga vendimi i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme.
Nga studio e OPEN në Top Channel, Pipero sqaroi se ka qenë kundër mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, por pandemia ka shumë të panjohura. Pipero doli kundër vetës së tij, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e vendimit të qeverisë. Por i pyetur nga Eni Vasili nëse kjo është domosdoshmëri, Pipero u shpreh thjesht “duhet”.
“Në historinë e kësaj pandemie, për arsye të njohurive të kufizuara, ka patur qëndrime kontradiktore. Qëndrimet e mia për maskën jashtë ka qenë dhe do mbetet i njëjtë. Përpara se të thëm nëse duhet apo jo maska jashtë, dua të them se virusi qarkullon me qytetarin në mjedisin e jashtëm. Në këtë aspekt ajri i jashtëm është i shëndetshëm, nuk ka prani të virusit pa qarkullimin e qytetarëve. Përdorimi i maskës apo dhe kufizimevë të tjera, është i mirëpritur dhe i mbështetur nga ana ime. Kam kërkuar që maska të jetë detyrim ligjor në ambientet e mbyllura. Kam qenë kundër mbajtjes së maskës në ambientet e hapura. Por sot po dal kundër vetës dhe po thëm se maska duhet edhe në ambientë të hapura. Nëse në rrugë nuk kam përballë një person, më afër se një meter, nuk transmetohet sëmundja. Nëse thoni a është e domosdoshme, unë thëm duhet”
Pipero kërkoi që të analizohet efikasiteti i këtij vendimi
“Qëndrimi im në raport me efikasitetin nuk ka ndryshuar, në raport me nevojën, po, ka ndryshuar. Unë jam qytetar dhe respektoj normat e këtij vendi. Si mjek thëm se maska duhet edhe në ambiente të jashtme, jo për mode, por për të na mbrojtur.”