“Po i jepni lekë Bill Gates, vaksina nuk ekziston”/ Sherr ndërmjet Gjonit dhe Manastirliut

Diskutimi në seancë i marrëveshjes së qeverisë për blerjen e vaksinës anti Covid me kompaninë Covax ka shkaktuar përplasje të fortë mes deputetit të opozitës Ralf Gjoni dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shkak për këtë është bërë reagimi i deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, i cili theksoi se është hera e parë që në Parlament sillet një marrëveshje me një organizatë që nuk dihet se si do të funksionojë apo vaksina Covax. “Kjo është një mashtrim se ju po i futeni një aleance ku është Bill Gates me Fondacionin e tij dhe se nuk ka garanci që të do të ketë efikasitet apo jo. Franca dhe SHBA kanë dalë kundër OBSH dhe nuk kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë Aleancë që kërkon të japë vaksinë vendeve të botës së tretë”, tha Gjoni.

Ai kërkoi që më mirë këto para të jepen për sa më shumë testime dhe jo për sigurimin e një vaksine që ende nuk ekziston. Por ka reaguar ashpër ministrja e Shëndetësisë, e cila deklaroi se Gjoni po dezinformon dhe po bëhet pingpong politik me Pandeminë. “Do të jetë një vaksinë e certifikuar nga OBSH, nuk do të jetë Shqipëria ndryshe nga vende te tjera”, theksoi Manastirliu.

Pjesë nga debati

Ralf Gjoni: Nuk e kuptoj se vjen një marrëveshje e tillë këtu, po i jepni lekë Fondaconit të Bill Gates për Covax. Një pakt me një Aleancë nuk e kemi dëgjuar menjëherë. Thoni se keni siguruar vaksinën në një kohë kur ajo nuk ekziston. Franca dhe SHBA janë kundër kësaj nismeje dhe kanë dalë kundër OBSH-së

Ogerta Manastirliu: Marrëveshja që ky Parlament miraton sot, është një marrrëveshje që garanton se kur ajo të jetë gati, e këtu bëhet fjalë jo vetëm për Covax, por edhe për Moderna e Johnson&Johnson, por edhe për vaksinat e tjera që janë duke punuar edhe për ato shtete që përmendet ju.

Informohuni mirë përpara se dezinformohuni. Mos konspironi, por punoni mes njerëzve, kështu i ndihmoni shqiptarët, mbani distancën, lani duart dhe higjienën. Ju ftoj të lexoni më shumë dhe mos bëni politikë me pandeminë. Nuk është koha për ping-pong politik se kjo është një situatë serioze.

Ralf Gjoni: Unë nuk kam asnjë interes, zonja Manastirliu që të bëj politikë, s’kam agjendë politike. Ky është një Parlament dhe këtu bëhen pyetje. Si person që e kam kaluar vetë Covid dhe e njoh shumë situatën e pandemisë e kam kaluar mbi supe. Është e turpshme që të dezinformoni këtë fjalën time. Kam respektin maksimal për mjekët, e edhe ministres për këshillat e saj. Unë ngrita një shqetësim vende si Franca e SHBA kanë pikëpyetje për efikasitetin e OBSH, e kam të drejtë, se numrat do të rriten, vdekjet do të rriten, prioriteti ynë nuk do të jetë të blejnë doza vaksine ku nuk ekzistojnë, ne duhet të  sigurojmë testime masive që të mos mbyllin ekonominë. A është e vërtetë që Franca se nuk do të blejmë doza?. Të hedhim lekë kot për të blerë vaksinë për një aleancë që nuk e di nëse do të funksionojë apo jo?/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT