Policia bën “kërdinë” për maskat, ja sa gjoba janë vendosur në vetëm 5 ditë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se vetëm në 5 ditë janë vënë 2800 gjoba për mosmbajtjen e maskës.

“Janë vënë 2800 gjoba në vetëm 5 ditë”, deklaroi kryeministri.

Për monitorimin e mbajtjes së maskave dhe zbatimit të masave anti-covid në terren por edhe në ambientet brenda, është ngritur një rrjet inspektorësh që u quajt “Task Forca” pro shëndetit.

Kjo taks forcë nuk do të jetë gjobëvënës, pasi gjobat vendosen nga policia, por do të jetë këshilluese dhe monitoruese që të lajmëroi edhe policinë se diku nuk po respektohen masat anti-covid.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo po bëhet për të shmangur një mbyllje të dytë që jo vetëm vendi ynë, por edhe vendet më të zhvilluara të botës nuk do e përballonin dot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT