PPP-të, arkeologu italian: Në Itali, shteti ka rol vendimtar!

Me rastin e 20-vjetorit të misioneve arkeologjike italiane në Shqipëri, u mbajt konferenca mbi konservimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke ofruar modelin italian të qëndrueshmërisë.
Fabrizio Buçi, ambasador i Italisë tha se, ka një “debat kudo, që të ruash kulturën duke e zhvilluar”.
Ndërsa, ministrja e Kulturës, Margariti, u shpreh se “ shoqëria nuk e percepton kulturën, si motor zhvillimi ekonomik”.
Një prej qasjeve me interes ishte ajo e arkeologut italian Enriko Xhorxhi, që bëri paralele mes Pompeit dhe Butrintit, mbi metodat e kërkimit dhe format e arkeologjsië së shpëtimit. I pyetur për format e menaxhimit të dy thesareve më të mëdha, Pompeit e Butrintit, ai tha se “Pompei është një model ku shteti ka një prani të fortë, por ku gjithmonë e më shumë, konsiderohet bashkëpunimi me profesionistë, me fondacionet ose sektorin privat. Italia ka një histori, ku ministria ka rol vendimtar. Ajo që mund të them është se, zgjidhjet më të mira vijnë kur ka vullnet dialogu edhe mbi këndvështrime të ndryshme”.

Konferenca vjen në një kohë kur specialistët shqiptarë kanë dalë kundër menaxhimit të Butrintit nga një fondacion, çka për ta, është dorëzim i sitit më të rëndësishëm shqiptar, në dorë të sektorit privati.