Presidenca: Buburrec Trendi frikësohet dhe nga protestat në Kirgistanin e largët

Ilir Meta ka reaguar sërish pëmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Ky i fundit shkruan në një postim në Facebook se kryeministri Edi Rama me presidentin Meta janë vite dritë larg.
“Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët,” shkruan Blushi.
“Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.
Me Presidentin ti je vite dritë larg.
Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.
Këtë e di e gjithë bota!
Presidenti të ka ftuar në Përballje!
Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!
Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!
Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!
Ora e Përballjes po afron!
As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!,” shkruan Blushi.