Presidenca i përgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Je gati të shesësh gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë, po lobon për tunelin e Llogarasë

Presidenca ka reaguar menjëherë ndaj shkrimit të botuar nga Baton Haxhiu në gazeta “Shqip” në lidhje me shifrat e emigracionit në Shqipëri, ku analisti i njohur shkruan ndër të tjera se Meta po vepron me dashakeqësi, duke shtuar “të gjitha këto e kanë bërë shumë më pak president dhe shumë më tepër të padobishëm. Për vendin dhe për veten. Por, sidomos për opozitën. Ai është “Eduard Scissorhands i opozitës”. Dëshiron ta ndihmojë, por arrin vetëm ta lëndojë. Me fjalët dhe veprimet e tij, Ilir Meta është bërë që moti ndihmëtari më i madh i Edi Ramës”.

Reagimi i presidentit erdhi nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e sulmon ashpër analistin Haxhiu, duke e akuzuar se “për një vilë në Palasë ti shet dhe toka Kosovë”.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ia dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë. Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta. Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd: Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit”, shkruan zëdhënësi i Metës në rrjetet sociale.

Më tej ai paraqet si kundër argument shifrat duke pretenduar se “Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth: 18.4 herë më të lartë se Bosnja; 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi; 12 herë më të lartë se Serbia; 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova. Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, Nga Shqipëria emigrojnë 12 persona; nga Kosova 3.3 persona; nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona; Nga Serbia 1 person; Nga Mali i Zi 0.7 persona; Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona”.

Ai shton se “pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurt ti, padroni, punëdhënësi dhe pagatorët e ty shqipfolës”.

Emigrantët, Meta shfrenon gjuhën kundër Baton Haxhiut për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT