Prokurori Peka në rrjetën e vetingut, kushëriri i gazetarit JASHTË DREJTËSISË! Basha kryebashkiak i dha KREDI SI I PASTREHË, por ai bleu shtëpi buzë detit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit “nokaut”-on jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë Dritan Peka, kushëriri i gazetarit Çim Peka.

Ndonëse nga hetimi i pasurisë në fazën e parë të vettingut u vunë re probleme, Dritan Peka arriti të konfirmohej në detyrë, ndërsa media të shumta në atë kohë folën se në vendim kishte ndikuar lidhja familjare e prokurorit me gazetarin pranë së djathtës.

Por ankimimi i komisionerit publik bëri që pasuria e Dritan Pekës të hetohet sërish. “Çmenduritë” që u zbuluan në fazën e dytë çuan në vendimin e sotëm, që Peka të mos ketë më lidhje me drejtësinë.

Prokurori rezultoi se kishte marrë kredi strehimi në vlerën 5 milion lekë, me ndihmën e Bashkisë së Tiranës kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ndërkohë Peka jo vetë që s’ishte i pastrehë, por këto para i shpenzoi për arredimin e shtëpisë ekzistuese dhe blerjen e një shtëpie pushimi në Orikum.

Mes shumë udhëtimeve jashtë shtetit me familjen, Peka u mundua të shpjegojë se udhëtimin në Kinë ia kishin mbuluar prindërit pensionistë.

Shkeljet për kushëririn e Çim Pekës u gjetën edhe te emërimet si dhe te lidhjet e papërshtatshme me persona me precedentë kriminalë. Në një rast Dritan Peka kishte emëruar kunatin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla./Newsbomb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT