Publikoi emrat e deputetëve që votuan ndryshimet në Kod, Meta paralajmëron: Disa do të bëhen shembull…

Presidenti Ilir Meta publikoi sot emrat e 97 deputetëve që votuan pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvend, ndërsa thekson se përgjegjësia është individuale.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Kreu i Shtetit tha se secili duhet të përgjegjësi për veprimet e veta, ndërsa theksoi se disa “do bëhen shembull”.

“Këshilli Politik u kërkua për ta rritur konsensusin. U shkatërrua vetëm nga një person, jo nga dy, jo nga tre. Deri tani në Shqipëri është krijuar situata që të gjithë shkelin rregullat e lojës dhe përgjegjësit duhet të jenë individuale, politikanët duhet të marrin përgjegjësi, kriza vjen sepse ata nuk japin llogari.

Është krijuar një sistem provokues për shqiptarët, se jo vetëm që nuk jep llogari, pro dhe tallesh, sillesh me një arrogancë kriminale, kur vendi ka kaq shumë probleme.

Do ketë përgjegjësi personale, emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT