Racizëm ndaj shqiptarëve, ministri serb: Largimi im nga qeveria do ishte dhuratë për…

Komiteti i Avokatisë për të Drejtat e Njeriut kërkoi mos caktimin sërish në postin e ministrit të Mbrojtjes së Aleksandër Vulin në Serbi.
Ky vendim erdhi pas fjalëve raciste që Vulin ka përdorur për shqiptarët. Megjithatë ka qenë i menjëhershëm reagimi i vetë ministrit.
Ai ka thënë për mediat serbe se kërkesa e Komitetit të Avokatëve për ta lënë atë jashtë kabinetit është një mesazh i ambasadave dhe ambasadorëve të cilët nuk duan të shohin një qeveri të re serbe.
“Është mirë ta shohësh se unë nuk kam ndryshuar përgjatë këtyre viteve në pushtet, ata asnjëherë nuk kanë dashur të më shohin në parlament, as në zyrën për Kosovën apo në qeveri. Largimi im do të ishte një dhuratë e mirë për Thaçin dhe ambasadorët. Është mëkat se si progresi i bërë në ushtri është I qartë, por për shkak të kësaj, tërheqja ime do të ishte edhe më e vlefshme”, ka thënë Vulin.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të paraqesë notë zyrtare kundër qeverisë së Serbisë, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, do të thërrasë ambasadorin e Serbisë në Tiranë.
Rama deklaroi në konferencën për shtyp se ka pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të kërkojë ndjesë për “këtë fatkeqësi natyrore”.
“Nuk kam kohë të merrem me këtë lloj fatkeqësie natyrore, boll na dalin tanët që shfaqen në trajta presidentësh apo ish-presidentësh”, deklaroi Rama.