Rama apel grave greviste të Ballshit: Dilni nga ‘ngujimi’ dhe vij menjëherë t’ju takoj

Kryeministri Edi Rama i ka lëshuar për të disatën herë apelin ndaj grevistëve të ngujuar që të mos e vazhdojnë ngujimin e tyre, por ta ndërpresin atë dhe të diskutojnë mes tyre.

Në status në rrjetet sociale, Rama ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të grevës dhe të vijë që t’i takojë personalisht.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama.

Grevistët janë në ditën e nëntë të ngujimit, ku gratë kërkojnë përgjigje urgjente nga qeveria për kërkesat e tyre marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT