Rama, Bashës: Të ka mbetur ora te gropa e Hajdin Sejdisë, ke mbetur në mes…

Vijon përplasja ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve.
Kryeministrit ka bërë dy postime në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje dhe kjo për shkak të reagimeve të reagimeve të Bashës
“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”, shkruan Rama.
Më herët kryedemokrati Basha do të reagonte në rrjetet sociale se “Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”.
Më pas ai u kundërpërgjigj se “Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!”./Gazeta Shqip