Rama flet për korrupsionin: Koka s’janë politikanët, SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve nëse…

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e nivelit të lartë për Luftën ndaj Korrupsionit, u shpreh se koka korrupsionit në Shqipëri është “korporata e gjykatësve e prokurorëve që kanë garantuar pandëshkueshmërinë në sistem” dhe jo politikanët.

Ndërsa pranoi se panorama aktuale në reformën e drejtësisë është “bardh e zi”, Rama tha se Reforma në Drejtësi është baza për të patur një shtet funksional, por theksoi se nuk do të ketë asnjë ndëshkim të zyrtarëve të lartë, nëse fillimisht nuk marrin dënimin e merituar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Sipas Ramës, është SPAK që duhet “t’i çojë ata pas hekurave, duke theksuar se në të kundërt “ai do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve për reformën në drejtësi “

“Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, në aspektin e korrupsionit, nuk është dallim mes popujve, dallim genetik, por një dallim sistemi. Vendet e zhvilluara nuk janë imune ndaj korrupsionit, sepse korrupsioni është si djalli që fle brenda dhe i gjalli është pjesë e jetës njerëzore, por vendet e zhvilluara kanë sisteme të cilat e bëjnë tejet të vështirë penetrimin e korrupsionit dhe janë prova që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi njerëzit. Kjo është një luftë për të ndërtuar sisteme imune dhe për t’i vendosur njerëzit në kushte pamundësie për t’u tunduar.

Mendoj që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të ndërtuar sisteme që ta përballojnë atë, ka nisur kur ka nisur reforma në drejtësi. Më përpara ka qenë luftë partizane me mullinjtë e erës e destinuar të riciklojë në forma të ndryshme korrupsionin. Reforma në drejtësi është baza për të pasur një shtet model, funksional, me institucione më të forta se tundimi i korrupsionit. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk është një luftë e thjeshtë dhe as e shkurtër, është luftë e gjatë. SHBA nuk e kanë ndërtuar sistemin e tyre as në një vit e as në një dekadë dhe e shkuara e tyre është e një e shkuar ku korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthime të talenteve që janë mbledhur nga e gjithë bota dhe i kanë bërë SHBA ata që janë sot.

Shqipëria është ende në një proces rritje, një shtet demokratik shuam i ri edhe pse 30 vite janë shuam në jetën e një njeriu, në procesin e shtetndërtimit, duke marrë parasysh nga filloi Shqipëria këtë proces, nga nj regjim unikal në brutalitetin e vet, patjetër që kemi shuam arsye për të qenë optimist për të nesërmen. Reforma në drejtësi është hap kyç në historinë tonë dhe përtej vështirësive, dobësive momenteve që brenda të tërës janë momente jo fort inkurajuese në vetvete, e tëra është historike dhe garanci për Shqipërinë e fëmijëve tanë që pikërisht nga këtu fillon e ardhmja e një shteti që nesër do të jetë imun nga ajo masë e korrupsionit që bën dallimin mes shteteve në zhvillim dhe shteteve të zhvilluara. Panorama e aktualitetit në drejtësi është dinamike, ka shuam të bardhë dhe shumë të zezë, e bardha është theksuar dhe e zeza është theksuar. Ka shumë shpresë, por dhe shumë arsye për trishtim. Është e domosdoshme të vihet theksi që teksa vetingu bën kërdinë e duhur mbi të gjithë të zezën e akumuluar ndër vite, nuk do të ketë goditje të kossupsionit në nivelet e larta, nëse nuk do të goditet korrupsioni në nivele të larta në sistemin e drejtësisë. Nëse Gjykatës e Prokurorë të kapur me pasuri marramendëse, nuk shkojnë pas hekurave, ta harrojmë që do shkojnë zyrtarë të lartë.

Nëse Gjykatës e Prokurorë japin vendime, me idenë që ne nuk e kalojmë vetingun dhe të bëjmë gjithçka për të dalë me nj thes me para, nëse nuk shkojnë para drejtësisë, ndërsa bëjnë krime edhe sot që flasim, do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa ku duhet të fokusohet përpjekja e institucioneve të reja të drejtësisë. Premisa që do e bëjë SPAK institucionin që të gjithë jemi shpresuar, përndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve për reformën në drejtësi, do të jetë goditja më e madhe morale që do t’i bëhet shqiptarëve.

SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund ata që vetingu i pastron nga fusha e sistemit, t’i çojë në burg për të gjitha ato që i kanë bërë këtij vendi duke përdorur çekiçin e gjykatësit në mënyrat më barbare. Kjo është kthesa kyçe. Koka korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë, koka ka qenë korporata e këtyre gjykatësve e prokurorëve që kanë garantuar pandëshkueshmërinë në sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe ndonëjherë edhe vrastar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar që është fiks tek korporata që vetingu po e shpërbën, por nuk mjafton, atëherë ngrehina nuk do qëndrojë dhe historia do përsëritet, por do përsëritet keq”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT