Rama ftesë të hapur shqiptarëve: Konkurroni për DEPUTETË TË PS, na dërgoni një video-mesazh dhe…

Edi Rama ka hapur “audicionet” për të gjithë ato qytetarë që duan të bëhen deputetë të Partisë Socialiste, duke kandiduar më 25 prill.
Procedura i ngjan audicioneve që emisionet televizive të tipit talent-shou ndjekin me publikun.
Kreu i PS-së, në një takim me mediat në selinë e partisë së tij së bashku me numrin dy Taulant Balla, tha se do të ketë një garë të hapur për ata që duan t’i bashkohen.
“Do të ketë tre cikle për të vlerësuar deputetët. Do të kenë në dispozicion një adresë online ku do të duhet të çojnë video në të cilën do të shprehin interesin dhe do të japin arsyet pse mendojnë që janë zgjedhja e duhur sipas tyre për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë dhe një CV të jetës së tyre personale dhe një letër angazhuese.
Në do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që mund të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës, do të mirëpresim të rinj dhe të reja jo vetëm në moshë, por në ide, energji e dëshirë dhe jemi shumë të lumtur që të ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin angazhim për të çuar përpara punët e vendit, për të qenë pranë njerëzve dhe shërbimin ndaj tyre”, tha Rama./Gazeta Shqip