Rama i përgjigjet ashpër Metës: Çfarë borxhi ka Shqipëria të durojë shkallimet e tua?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër Presidentit Ilir Meta. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama shkruan ndër të tjera: “Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të durojë shkallimet e tua të përditshme”.
Më herët, Meta ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama për të bërë publike emrin e personit të cilin ka takuar kreu i shtetit dhe që është objekt i hetimit të OFL-së.
Postimi i Ramës
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”