Rama i përgjigjet ashpër Metës: Mos shaj si i dehur e mos nxit rrëmuja për partinë tënde të degraduar

Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmeve të presidentit Meta, i cili duke bërë ‘avokatin’ e heronjëve u shpreh se Rama ka ofenduar Vojo Kushin.

Duke iu drejtuar me termin buburrec, Meta i përmendi dhe njëherë Ramëse se kur do të dilte në përballje.

Nuk ka vonuar përgjigja e Kryeministrit i cili me anë të një postimi në Twitter, i drejtohet Metës duke i kujtuar detyrat dhe shembullin që duhet të japë si President i Republikës dhe jo të shajë si i dehur, duke nxitur rrëmuja për interesat e tij personale, si dhe partinë e tij LSI.

Postimi i Ramës:

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT