Rama: Mbledhje të përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Greqi

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias, kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ketë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Gjithashtu, Rama u shpreh besimplotë se do të përfundojë në mënyrë pozitive edhe heqja e ligjit të luftës.
“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti-greke dhe as elektorat patriotik. Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare.
Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rëndësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”, deklaroi kryeministri.