Rama njofton masën e re anti-Covid: Nga java tjetër, maska e detyrueshme kudo

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java tjetër, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme e dhe në ambientet e hapura.
Ai tha se kjo masë vjen për të mos rrezikuar një mbyllje të dytë, që e cilësoi si “vrastare” për ekonominë e vendit.
Kryeministri bëri me dije se mosrespektimi i kësaj mase do të shoqërohet me gjoba, që do të paguhen në faturën e dritave.
“Nga java tjetër maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je i ulur në tavolinë për të konsumuar. Në çdo mjedis, rrugë, hapësirë publike, maska do të jetë e detyrueshme”, tha Rama.