Rama sulmon Metën: Fjalor shantazhues, s’ka kapacitet mendor, as Berisha nuk e ka…
Ashpërsohet përplasja politike mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe ndërmjet presidentit dhe kryeministrit.
Duke iu referuar fjalorit të Rudina Hajdarit, Rama u shpreh se mazhoranca nuk është trembur as nga PD-ja kur ishte në parlament, e jo nga kopjo e shëmtuar e disa këtu në parlament.
Por, sipas kryeministrit, deputetja Hajdari nuk ka faj, pasi shembullin negativ e jep i pari Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që sipas tij, nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj. Me këtë, Rama nënkupton deklaratat e forta të Presidentit sot, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Bosnje-Hercegovinës.
“Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje. dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një grua nuk mund ta ketë, një nënë nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e Parlamentit nuk mund ta ketë. Por çfarë faji mund t’i vë unë kësaj zonje, kur shembullin më negativ sot e jep Presidenti, që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka një përfaqësues të huaj në krah. Me sa mbaj mend unë këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu që të sulmojë në krah të një ndërkombëtari apo zyrtari të huaj”, tha Rama./Gazeta Shqip