Rama thirrje naftëtarëve të Ballshit: Të dashura motra, do vij menjëherë nëse…

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar grave naftëtare në Ballsh që të ndalim grevën, duke u premtuar se nëse e bëjnë, do shkojë menjëherë te to për bisedime. Rama thekson se qeveria është në krah të grevistëve dhe askush nuk u ofron lëmoshë.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!“ shkruan Rama në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT