Rama tregon shifrat, se sa fëmijë përfituan bonusin e bebes: 4 miliardë e 420 milionë lekë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm shifrat e fëmijëve që anë përfituar bonusin e bebeve.

Nga shifrat e publikuara nga kreu i qeverisë në profilin e tij në “Facebook”, gjatë 2019-2020 janë në total 63 mijë e 560 fëmijë që e kanë përfituar këtë bonus.

Përfituesit kanë përfituar 40 mijë deri në 120 mijë lekë dhe shuma totale e paguar për bonuesin e bebeve është 4 miliardë e 420 milionë lekë. Këto shifra Rama i shoqëroi me shkrimin: Tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë ?

Rama tregon shifrat, se sa fëmijë përfituan bonusin e bebes: 4

Back to top button
LAJMET E FUNDIT