Rama u përgjigjet eurodeputetëve, ju kanë qekinformuar, Meta do të hedhë në erë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur eurodeputetëve që i kanë kërkuar të presin Venecian për të votuar ndryshimet në Kod, duke deklaruar se “e pakta janë të keqinformuar, ose mbajnë anën e PD që janë në grupimin e PPE”.

Duke folur në seancën e Parlamentit, Rama tha se do t’i përgjigjet personalisht me shkrim të gjithë eurodeputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, po sipas tij “duke përfituar nga marrëdhëniet ndërpartiake, ata janë keqinformuar nga aleatët e tyre”, tha Rama, i cili ka ngulmuar që manovra e Ilir Metës nuk synon përmirësimin e zgjedhjeve, por të bëjë atë që sipas kryeministrit, Presidenti ka bërë edhe herë të tjera: “të hedhë në erë sistemin”. Këtë herë nuk do ta bëjë dhe nuk do ta lejojmë, ne me këtë Kod kemi ndihmuar të gjithë palët që të marrin diçka.

“Ky ligj shpërton demokratët, çokollatën blu e ke me Metën dhe Monikën brenda. Ke dhe Peçe Vasilin që e mbështjell çokollatën. Ne nuk kemi çfarë presim. Sa i përket përpjekjes së Metës për ta bllokuar këtë proces duke e çuar në komision të Venecias, ky tregon se ku do të dalë ai. Do të dalë aty ku faktikisht deshte të dalë edhe më parë të hedhë në erë zgjedhjet”, tha Rama. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT