Rekord shtyrjesh/ Ambasada amerikane ndjek gjyqin e Shullazit: Avokati nuk paraqitet

Gjykata e Apelit Kunder Krimit dhe Korrupsionit ka deshtuar serish per te zhvilluar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe kater te pandehurve te tjerë. Shkak per shtyrjen e seances qe pritej te zhvillohej paraditen e se henes eshte bere mungesa e një prej avokateve te te pandehurve. Avokati i Endrit Zelës mungoi ditën e sotme.

Seanca e se henes eshte ndjekur nga afer edhe nga nje perfaqesues i ambasades amerikane. Ndersa prej me shume se nje viti, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk po zhvillon dot seancen gjyqesore, here per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes, por edhe per mos formimi te trupit gjykues, kjo per shkak te shkarkimeve nga vettingu.

Pak dite me pare ne “gracken” e vettingut perfundoi gjyqtarja Etleva Toro. Ajo u zëvendësua nga Keshilli i Larte Gjyqesor duke emëruar gjyqtarin Astrit Kalaja qe së bashku me Albana Boksin dhe Ardjan Kalane do te vendosin per fatin e Shullazit dhe 4 te pandehurve te tjere. Seanca e radhes do te zhvillohet me kater nentor.

Banda e Shullazit apelon dënimin

Prej 21 janarit 2019, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela po gjykohen nga Gjykata e Apelit. Ndersa me 13 nentor 2018, Shullazi u denua me 14 vjet burg per zhvatje pasurie, kercenime dhe grup te strukturuar kriminal pas nje procesi me shume zvarritje ne shkalle te pare. Kater te akuzuarit si anetare te bandes se tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u denuan me 41 vite ne total.

Por vendimi i shkalles se pare u apelua ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda si nga Prokuroria, ashtu edhe nga te pandehurit. Gjykates se Krimeve te Renda iu deshen 53 seanca gjyqesore dhe 18 muaj gjykim per te dhene vendim per kete ceshtje. Ndërsa janë mbi 30 shtyrje seancash në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit.

Arrestimi

Emiljano Shullazi se bashku me 4 te pandehurit u prangosen ne Prill te vitit 2016. Shullazi u shoqerua nga policia e Tiranes pas nje denoncimi te ish-kryeministrit Sali Berisha se kishte kanosur kandidatin per rektor, Mynyr Koni qe te terhiqej nga gara. Me pas ndaj tij ishte depozituar nje padi per gjobevenia nga Jani Zaka, ndersa per prokurorinë deshmitari kyc qe denoi Shullazin dhe anetaret e tjerë ishte deshmia e Ylvi Beqajt. Ky i fundit ka treguar ne prokurori se Shullazi dhe kater te pandehurit permes kercenimeve i kane marre 550 mije euro dhe 30 % te ish-hotel “Vollges” ne Durres.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT