Rekord të infektuarish, ja sa raste me COVID-19 u regjistruan 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 273 persona kanë rezultuar me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Raportohet se në total janë kryer teste, ndërsa numrin më të lartë të të infektuarve ditorë vijon ta ketë Tirana.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.“, njofton ministria.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT