Rekord të vdekurish nga Covid/ Këto janë qytetet me numrin më të madh të infektuarëve

Ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i viktimave në vendin tonë në 24 orë. 7 qytetarë kanë humbur jetën ndërsa janë regjistruar 284 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore        284

Të shëruar ne 24 orë      103

Të shtruar në spitale       285

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                1278

Testime totale              119,607

Raste pozitive                       19,729

Raste të shëruara               10,808

Raste Aktive                            8,434

Humbje jete                            487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4302

Durrës                  809

Fier                         551

Shkodër                521

Korçë                    506

Lezhë                     387

Elbasan                  380

Vlorë               338

Berat               238

Kukës                      182

Gjirokastër           128

Dibër                92

Back to top button
LAJMET E FUNDIT