“Rilindja, organizatë kriminale”/ Rama i përgjigjet Metës: Je bërë për t’u ardhur keq, ke dalë nga shinat

Kryeministri Edi Rama në dalje të mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, foli për akuzat që Presidenti Ilir Meta i bëri dje duke thënë se “mazhoranca socialiste është kthyer në organizatë kriminale”.
Kreu i qeverisë e konsideroi të turpshme faktin që zyra e Presidentit mban një individ të tillë.
Sipas tij, Meta ka dalë nga të gjitha shinat e funksionit të tij.
“Është fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës, po ndodh shumë përpara kohe, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, se nuk është hera e parë, por realisht është e turpshme për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që ka dalë nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozion të një force të degraduar siç është partia, prej të cilës ai vjen, dhe drejt të cilës ai shkon,” tha Rama.