Rritën me marrëveshje të fshehtë çmimet për maskat, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmaceutike

Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar disa depo farmacish në Shqipëri që në mënyrë të pajustifikuar kanë rritur çmimet e maskave, alkoolit dhe gel-dezinfektanteve.

Janë 24 depo farmacish që janë gjobitur për sjellje në kundërshtim me VKK nga Autoriteti teksa as kanë bashkëpunuar dhe as kanë informuar për vendimet e tyre. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën këto subjekte kanë rritur çmimet e këtyre produkteve të domosdoshme në kohë pandemie, duke monopolizuar tregun. 10 prej tyre janë gjobitur me nga 1 mln lekë dhe 14 të tjera me nga 2 mln lekë.

Sipas Autoritetit këto depo farmacish kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT