Rritja e rasteve me Covid/ Basha: Njerëzit kanë nevojë për ndihmë, Rama vazhdon me vjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri, janë rritur me 15 përqind rastet e reja me Coronavirus.

Sipas Bashës, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra.

Ai bën sërish thirrje për vënien në zbatim të paketës së propozuar nga PD.

“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!,” shkruan Basha.

“Në Shqipëri java e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID 19, ndërsa në të gjithë vendin u rregjistruan 1160 të prekur. Bëhet fjalë për një shtim prej gati 15 përqind të të infektuarve, krahasuar me javën pararendëse, kur mesatarja ditore ishte prej 145 rastesh.

Mesatarja e kësaj jave kërceu 165 raste në ditë, duke kulmuar me 24 orët e fundit, gjatë së cilave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka patur 171 të infektuar, niveli më i lartë që nga 24 gushti, kur është shënuar dhe piku i deritanishëm me 178 raste në ditë. Rritja e numri të të prekurve, gjatë javës së shkuar vjen kur ndërkohë testimet shënuan një ulje të lehtë. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, janë konfirmuar 15570 të infektuar,” shkruan VOA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT