Rrjeti 5G dhe Skavica/ Nënshkruhet Memorandumi SHBA-Shqipëri, Rama: Kapitull i ri për investimet e huaja

Është nënshkruar sot Memorandumi i Bashkëpunimit ekonomik SHBA-Shqipëri, të cilën kryeministri Edi Rama e konsideroi “një kapitull të ri për investimet e huaja në Shqipëri”.
Në një konferencë për shtyp, Rama tha se ky Memorandum do rrisë eksportet dhe do të ç’fusë në rrugën e realizimit të ndërtimit të hecit të Skavicës.
“I jemi mirënjohës SHBA dhe për kontributin ën rajonin tonë, ku falë SHBA, sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai jo shuam vite më parë. Sot flasim për bashkëpunim dhe për paqe të qëndrueshme të gjithë rreth një tryeze, ndërkohë që deri dje dëgjoheshin vetëm bombat dhe klithmat e vuajtje të shuam popullsive të mbërthyera në një konflikt. Po nënshkruajmë nj marrëveshja e cila konkretizon, fillon konkretizimin e pikave kyçe të dokumentit të partneritet strategjik të bendeve tona, nënshkruar pak vite më parë. I përcjellë Presidentit Trump urimin më të sinqertë për urimin më të shpejtë dhe shpreh falënderimin për të dhe administratën për vëmendjen ndaj Shqipërisë. Veçanërisht për pikën kyçe në rajon, për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Ky memorandum do ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta të investimeve të huaja në Shqipëri. Do rrisë eksportet dhe do të ç’fusë në rrugën e realizimit të ndërtimit të Skavicës, hecit të Skavicës që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur me burimet hidroenergjetike, në një vend sovran në aspektin prodhimit të energjisë. Do të nxisë bizneset që të vazhdojnë në këtë proces, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë duke u angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën e vet dhe për financimin, gjë për të cilën do punojmë bashkërisht, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull”, tha Rama.
Ndërsa për rrjetin 5G, Rama u shpreh se “s’mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë”.
“Dua ti rikthehem letrës që mora nga Presidenti Trump e dua të rikonfirmoj që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të dialogut por si një rol proaktiv për rrugët e patra të teknologjisë 5G. Rrugët e pastra janë rrugët e pastra për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë. Në asnjë mënyrë s’mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë. Në këtë aspekt ne jemi absolutisht të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnikë dhe më të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë miqtë tanë por shohin tek ne atë që ne shohim tek ata partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira”, u shpreh kreu i Qeverisë.