Sali Berisha, politikë me të vdekurit: Rama t’i çojë lule Anetës, por jo Kristaq kasapit

Sali Berisha vazhdon të bëjë politikë me të vdekurit.

Këtë radhë ai është marrë me prindërit e Edi Ramës, pak ditë pasi çoi një SMS në emisionin “Opinion” për mamanë e kryeministrit, e cila ka vetëm pak kohë që kishte ndërruar jetë.

“Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj.

Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë.

Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës.

Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte kasap i vërtetë.

Ai po e përdor për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës. Ai ka një vit që nuk takon dot qytetarë.

Ai ka një vit që takohet vetëm me zyrtarë ose militantë të sjellë kastile aty tipike si ai tjetri.

Ai zëvendësonte kontaktin me njerëzit duke iu referuar Anesë. Ky mendon se do bëhet më i njerëzishëm duke iu referuar Anetës,” tha Berisha gjatë një interviste në TV-në e familjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT