Sherr për Erdoganin dhe gratë me shami në Parlament/ Valteri i përgjigjet Gjonit: Laj gojën para se…

Pas fjalës së deputetit Ralf Gjoni në foltoren e Kuvendit, radhën e pati Halit Valteri i cili iu kthye menjëherë me akuza fjalës së parafolësit.

“Lëre fenë mënjanë dhe laj gojën përpara se të flasësh për vajzat e gratë e mbuluara me shami. Do doja dhe unë të isha dhe unë shok i Erdoganit Ralf, po nuk jam, kështu që fol mirë”.

Më pas Valteri foli edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe se shumë qytetarë ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë o Zot mos na sprovo më, se me këtë qeveri dihet se ku kemi mbetur. Sa banorë do flënë sërish në qiell të hapur dhe pas kaq kohësh”.

Me tone të ashpra ka folur deputeti Ralf Gjoni në Kuvend, ku pasi ka protestuar në shenjë simbolike për vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe teksa ka hedhuar akuza se sipas tij presidenti Turk Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera, ai a përfshrë edhe fenë.

“A kërkon Varheley një shtet autoritar? Zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral, me Kodin e Edi Ramës. Të kontestojmë masakrën e fundit elektorale. Njerëzit janë duke ikur.

Nuk i ndaj njerëzit sa i përket fesë. Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri. Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu. “Ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën, e kam fjalën për alternativat fetare që ndërhynë në politikë.

Mos tjetërsoni fjalën time ju lutem. E kam për alternativat fetare. Nuk kam asnjë lek të pisët, më dhemb kur shoh ku po shkon ky vend”, tha Gjoni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT