Shfaqja e mistershme e disa KIOSKAVE që “DO BËHESHIN VILA” në KSAMIL, Policia ndërhyn dhe i shemb menjëherë (VIDEO)

Disa kioska të mistershme në një kodër janë shfaqur në Ksamil gjatë ditëve të fundit.

Qytetarët kanë denoncuar në mediat lokale vendosjen e këtyre kioskave në rradhë dhe në mënyrë uniforme buzë një kodre, ku sipas tyre do të shndërroheshin në vila.

Por menjëherë pas denoncimit, ka ndërhyrë IMT dhe Policia Bashkiake e Sarandës duke kryer shembjen e tyre, ndonëse mister mbetet se kush i ka vendosur.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma zotohet se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që shkel ligjin.

“Strukturat e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Terrtorit dhe Policia Bashkiake) së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve në aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje ne Ksamil. Organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin”, njofton ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT