Shifrat e fundit: Qindra raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 3 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 480 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.
Nga 1304 testime kanë rezultuar pozitiv 288 persona, duke e çuar në 19.445 numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480