Shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu, Gent Ibrahimi i KLP-së: I ngjajnë një bilanci lufte

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Brahimi ka shprehur shqetësimin e tij për shkarkimin nga vettingu të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë për betimin e magjistratëve të rinj, ka deklaruar se shkarkimet i ngjasojnë një bilanci lufte.
“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, ka thënë Ibrahimi.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë dhe kryetarja e KLGJ Naureda LLagami, Kryeprokurori Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rretheve Pogradec e Kukës, si dhe përfaqësues të OPDAT dhe EURALIUS.